Ankohuni këtu

Pyetje e shpeshta

Pyetjet e Shpeshta (FAQ)

a. Vëzhgimi me kamerë është i ligjshëm sipas këtij spjegimi:vëzhgimi me kamerë në hapesirat e punës mund të bëhet vetëm në rastet kur domosdoshmërisht kërkohet për sigurinë e njerzëve, sigurinë e pronës dhe ruajtjen e informacioneve kofidenciale nëse ky qëllim nuk mund të arrihet me mjete më të lehta.vëzhgimi me kamerë duhet të kufizohet rreptësisht ku interesat nga pragrafi i mësipërm janë të rrezikuara (neni 64 i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale). Ndërsa para instalimit të sistemit të vëzhgimit me kamerë punëdhënsi duhet t`i informoj me shkrim subjektet e te dhënave/në këtë rast puntorët, për të drejtat e tyre dhe arsyet për vëzhgim. Hapesirat e mbikëqyrura duhet të shënohen nga punëdhënsi përmes shenjës njoftuese të vëzhgimit me kamerë, të standardizuar në nivel vendi. Para fillimit te instalimit te sistemit të vëzhgimit me kamerë në sektorin tuaj të punësimit privat, punëdhënsi i informon përfaqesuesit e sindikatës, nëse sindikata është e organizuar në organizaten tuaj punuese. Për të dhënë përgjigje të prerë se duhet apo nuk duhet të ket instalim të vëzhgimit me kamerë në këto hapsira, Agjencia duhet të siguroi informacione shtesë si:natyrën e punës në këto ambiente, arsyeshmërin e instalimit të vëzhgimit si dhe bazën ligjore për instalim të vëzhgimit.
Neni 74 (paragrafi 1) i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale parasheh që: Të gjitha organet publike që përpunojnë të dhëna personale zgjedhin dhe caktojnë me shkrim një zyrtar të brendshëm të mbrojtjes së të dhënave personale. Neni 74 (paragrafi 3) i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale parasheh që: Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale është në vartësi të kryesuesit të organit publik. Ai ose ajo nuk do të pësojë asnjë dëm gjatë kryerjes së detyrave të tij ose të saj. Neni 17 i Rregullores Nr.02/2011 për fushat e përgjegjësitë e Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive parasheh: a) Ministria është person juridik që përfaqësohet dhe drejtohet nga ministry b) Ministria, në aspektin teknik,mbështetë veprimtarinë e ministrit; c) Ministri është përgjegjës për formulimin e politikës së punës së qeverisë përkitazi me punën që i është caktuar ministrisë në fjalë si dhe për ekzekutimin dhe rishikimin e atyre politikave të punës d) Ministritë themelohen në mënyrë që të kryejnë punë administrative, duke pasur në gjirin e tyre departamente, agjenci ekzekutive apo njësi tjera administrative të cilat veprojnë në ministri e) Sekretari i përgjithshëm i ministrisë është nëpunësi më i lartë civil në ministri dhe është udhëheqësi administrativ i ministrisë dhe i raporton drejtpërdrejt ministrit f) Sekretari i përgjithshëm i ministrisë udhëheq njësitë përkatëse të ministrisë në pajtim me Ligjin nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Ligjin 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me sekretarët e përgjithshëm
Sipas nenit 4 të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike (03/L-215), ju keni të drejtë të paraqisni kërkesë për të pasur qasje në dokumente publike, pavarësisht nëse qëllimi ndërlidhet me çështje statistikore, hulumtimi, etj. Në këtë rast, kontrollues i të dhënave personale, që mund të gjenden brenda dokumentit publik (zyrtar), është drejtoria komunale për arsim, e cila shqyrton kërkesën tuaj dhe vendosë për t’ju dhënë apo jo qasje në dokumentin e kërkuar brenda shtatë (7) ditëve të punës nga data e paraqitjes së kërkesës. Kërkesa të këtilla, zakonisht, i adresohen Agjencisë sonë nga subjektet kontrolluese, që në rastin tuaj është drejtoria komunale për arsim, ku kërkohet interpretimi ligjor nga autoriteti ynë. Pavarësisht që një kërkesë e këtillë do të duhej t’i adresohej drejtorisë komunale në fjalë, për qëllime sqaruese ju njoftoj që diploma universitare (apo e cilitdo nivel të studimeve), si dokument zyrtar, përmbanë të dhëna personale, si: emrin e bartësit, mbiemrin, datëlindjen, vendin e lindjes, drejtimin e studimeve të kryera, etj., të cilat e bëjnë të identifikueshëm subjektin e të dhënave (personin të cilit i është lëshuar ajo diplomë). Gjykuar nga këndvështrimi i bazuar në dispozitat ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, drejtoria komunale për arsim në fjalë ka të drejtë të ju kthejë përgjigje, pa e marrë pëlqimin e subjektit të të dhënave (mësimdhënësit) duke ju informuar vetëm nëse mësimdhënësi i caktuar ka apo nuk ka diplomë përkatëse, pra të ju ofrojë të dhëna që lidhen me përgatitjen arsimore të mësimdhënësit/sve (si p.sh. fushën e studimit, nivelin arsimor, etj.) por jo edhe të ju japë qasje të plotë në këtë dokument zyrtar, përmes të cilit do të shpaloseshin edhe të dhënat të tjera personale të subjektit, që u përmendën më sipër. Mbani në mend që subjekti kontrollues (drejtoria) ka obligim ligjor që ti përpunojë dhe ruajë të dhënat personale të të punësuarve sipas kritereve të specifikuara në LMDHP (03/L-172). Një qasje e tillë mund të ju jepet nëse subjekti kontrollues do ta merrte pëlqimin e subjektit të të dhënave (mësimdhënësit) për ti ndarë të dhënat e tij/saj me palët e treta. Veç kësaj, si sqarim shtesë ju informoj që e drejta juaj për të ditur nëse një mësimdhënës i caktuar ka diplomë përkatëse ose jo mund të bazohet në qëllimin për të zhvilluar hulumtime shkencore, për të cilat ju duhen të dhëna statistikore, pastaj nëse ju jeni prind dhe keni fëmijën në shkollën ku ai mësimdhënës jep mësim dhe juve ju intereson niveli akademik i tij për t’u siguruar që fëmijës suaj po i ofrohet cilësi adekuate e mësimdhënies, e kështu me radhë.
Regjistrimet nga sistemi i vëzhgimit me kamerë mund të ruhen deri në gjashtë (6) muaj.

Na ndiqni ne Twitter