Ankohuni këtu

Siguria


Sigurimi i të dhënave personale përfshinë procedurat dhe masat e duhura organizative, teknike dhe logjiko-teknike për mbrojtjen e tyre dhe parandalimin e çfarëdo shkatërrimi të paqëllimshëm ose të qëllimshëm të paautorizuar, zbulimin, ndryshimin, qasjen ose përdorimin e të dhënave apo humbjen e papritur ose të qëllimshme të tyre si:


  • duke i mbrojtur lokalet, pajisjet dhe sistemet aplikative (softuerët), përfshirë edhe kontrollin e qasjes
  • duke i mbrojtur programet aplikative (softuerike) që përdoren për përpunimin e të dhënave
  • duke parandaluar çfarëdo qasje të paautorizuar në ose leximin e të dhënave personale gjatë ruajtjes dhe transmetimit të tyre, përfshirë transmetimin nëpërmjet mjeteve të telekomunikimit dhe rrjeteve
  • duke siguruar metodat efikase për bllokimin, shkatërrimin, fshirjen ose anonimizimin e të dhënave personale
  • duke mundësuar përcaktimin pasues se kur janë futur të dhënat personale në sistemin e dosjeve, kur janë qasur, ndryshuar, zbuluar, shkatërruar, përdorur ose kur janë përpunuar ndryshe, dhe kush e ka bërë atë, për kohën sa janë ruajtur ato


Nëse të dhënat personale janë përpunuar me anë të rrjeteve të telekomunikimit duhet të sigurohet që përpunimi të kryhet brenda kufijve të paraparë me ligj. Gjithashtu pajisjet e prekshme (hardueri), programi sistemor (softueri) dhe aplikacionet programore (softuerike) duhet të sigurojnë një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave.


Procedurat dhe masat për të mbrojtur të dhënat personale duhet të jenë të përshtatshme dhe të mbahen të përditësuara, duke pasur parasysh natyrën e të dhënave personale që duhet mbrojtur dhe rrezikun që paraqitet gjatë përpunimit të të dhënave të tilla.


Zyrtarët, të punësuarit dhe personat tjerë që kryejnë punë lidhur me përpunimin e të dhënave përfshirë kontrolluesin e të dhënave janë të obliguar, që gjatë dhe pas kryerjes së punëve të kontraktuara, të mbrojnë fshehtësinë e të dhënave personale me të cilat ata njihen.

Për më shumë ju lutem referohu rregullores 03/2015 për masat e sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale


Na ndiqni ne Twitter