Ankohuni këtu

Njoftim për Publikun - Deklaratë e Përbashkët e Anëtarëve të „Initiative 20i7“

Budvë, 28 maj 2019

Përfaqësuesit e autoriteteve të pavarura mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Serbia janë mbledhur në takimin e tretë të forumit „Initiative 20i7“, i cili u mbajt më 26 - 28 maj 2019 në Budvë.
Gjatë takimit është paraqitur gjendja e harmonizimit të legjislacionit vendor me Rregulloren e Përgjithshme Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Shtetet pjesëmarrëse gjenden në faza tëndryshme të përafrimit me rregullativën evropiane, ndërsa përballen me probleme të ngjashme.
Përveç Kroacisë, Kosovës e Serbisë,pjesëmarrëset tjera nuk e kanë miratuar rregullativën për aplikimin dhe zbatimin e kornizës ligjore evropiane (rregulloret e përgjithshme dhe direktivat e policisë). Andaj, ne, udhëheqësit e autoriteteve të pavarura mbikëqyrëse për mbrojtjen e të drejtave të individit, pajtohemi që shtetet përkatëse duhet të përpiqen që të miratojnë ligjet e harmonizuara sa më shpejt që është e mundur.
Edhe pse vetëm dy nga shtetet janë anëtare të BE-së, legjislacioni i harmonizuar është i rëndësisë së veçantë për të gjitha shtetet e regjionit, për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe për ligjshmërinë e kontrolluesve e mbrojtjes së të dhënave personale.
Të gjitha autoritetet mbikëqyrëse, si përdoruesit kryesorë të ligjeve të miratuara, paralajmërojmë se ligjet duhen të jenë të qartë (lex certa), efikasë dhe të harmonizuar me Rregulloren e Përgjithshme, direktivën e policisë duke zbritur te Konventa 108+ e modernizuar e Këshillit Evropian. Ligjet nuk guxojnë të zvogëlojnë nivelin e arritur të të drejtave të individit, ndërsa rëndësi të madhe ka që procedurat të jenë të përcaktuara qartë.
 


Na ndiqni ne Twitter