Ankohuni këtu

Agjencia Zhvilloi Trajnim me Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës

 

Drejtorë të Agjencisë ligjeruan para zyrtarëve të Komunës së Mitrovicësrreth përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale dhe qasjes nëdokumente publike për dy ditë radhazi.

  

Prishtinë, 10 tetor 2017
 


Me kërkesën e Institutit tëKosovës për Administratë Publike (IKAP), zyrtarë të lartë të Agjencisëzhvilluan një trajnim dy-ditor të dedikuar për zyrtarët e Komunës sëMitrovicës, puna e përditshme e të cilëve lidhet drejtpërdrejt meçështjen e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumentepublike.
 
Trajnimi u zhvillua në dy module, njëri i përqendruarnë njohuritë bazike rreth çështjes së mbrojtjes së të dhënave personale, për të cilin ligjeroi z. Jeton Arifi, Drejtor në Agjenci, dhe tjeri ikushtuar qasjes në dokumente publike, rreth së cilës, në ditën e dytë të trajnimit, ligjeroi z. Valon Kryeziu, gjithashtu, Drejtor në Agjenci. 

Zyrtarëve të punësuar në Komunën e Mitrovicës, gjatë këtyre dy ditëve tëtrajnimit, iu shpalosën kriteret e përpunimit të të dhënave personale,të drejtat e subjekteve të të dhënave (qytetarëve), pastaj u ndanëkëshilla praktike rreth trajtimit të kërkesave të qytetarëve për qasjenë dokumente publike dhe interpretime relevante të dispozitave ligjorepër këtu fushë, duken darë me të trajnuarit edhe praktika konkrete me të cilat është përballur Agjencia  për të dyja fushat që u mbuluan gjatëkëtij trajnimi.

Në fund, vlenë të nënvizohet se me ndryshimet qëpo i bëhen Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, Agjencisë Shtetërorepër Mbrojtjen e të Dhënave Personale do t’i jepet mandati i mbikëqyrjessë zbatimit të këtij, si instancë e dytë, ku qytetarët mund tëparashtrojnë ankesat e tyre në rastet kur kërkesat e tyre për qasje nëdokumente publike nuk janë trajtuar nga institucionet e shtetit.
 


 

Na ndiqni ne Twitter