Ankohuni këtu

Zyrtarë të Agjencisë Ligjëruan mbi Privatësinë para Ndjekësve të Shkollës Verore në Qytetin e Shtimes

15 gusht 2017


Institucionet arsimore në Kosovë organizojnë të ashtuquajturën ‘shkollaverore’ për nxënës të cilët dëshirojnë t’i zgjerojnë njohuritë e tyre të përgjithshme. Në kuadër të këtij programi nuk mund të anashkalohej  çështja e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë, ku Agjencia në vazhdimësi ka zhvilluar aktivitete të natyrës sensibilisuese rrethmbrojtjes së të dhënave në institucionet arsimore në nivel vendi.
Merastin e përmbylljes së planprogramit të Shkollës Verore 'Bleta 2017' –Komuna e Shtimes, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të DhënavePersonale ishte ftuar të mbajë një ligjëratë informuese e këshillueserreth mbrojtjes së të dhënave personale. Një ligjëratë të tillë, tejettë nevojshme për nxënësit, e mbajti z. Jeton Arifi, Drejtor në Agjenci,si dhe Flora Ahmeti Zyrtare. Kjo ligjëratë u karakterizua nga këshillatpraktike rreth të drejtave të adoleshentëve në privatësi, tëpërshtatshme për moshën e tyre. Të pranishëm në këtë ligjeratë ishin 105 nxënës të dalluar të nivelit nga klasa e 6 deri 9 të kësaj komune.
Në përmbyllje të këtij takimi, organizatorët e shkollës verore vlerësuanlartë gatishmërinë e Agjencisë për ta mbajtur këtë ligjëratë, të cilënnxënësit e mirëpritën dhe shtruan shumë pyetje rreth fushëveprimtarisësë Agjencisë dhe të drejtave të tyre në privatësi.

 


Na ndiqni ne Twitter