Ankohuni këtu

Agjencia pret në takim delegacionin e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Grupit të Bankës Botërore

Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z.Ruzhdi Jashari së bashku me Mbikëqyrësin Shtetëror z.Bekim Demiri pritën në një takim një delegacion të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Grupit të Bankës Botërore.
Në këtë takim Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror njoftoi përfaqësuesit e IFC-së mbi aktivitetet e Agjencisë në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Sektorin Financiar.
Përfaqësuesit të IFC  njoftuan lidhur me angazhimin e tyre rreth vlerësimit te sistemit të raportimit kreditor në Kosovë dhe regjistrit të kredive të Kosovës. Vlerësimi i tyre  do të përfshije evaluimin e sistemeve të raportimit kreditor në Kosove në përgjithësi, operimit të regjistrit të kredive dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Nga ana tjetër e z.Bekim Demiri si Mbikëqyrës i zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale  në sektorin financiar njoftoi mysafirët rreth aktiviteteve që Agjencia ka ndërrmarr në raport me Regjistrin e Kredive të Kosovës si dhe planifikimet e inspektimeve në Bankën Qendrore të Kosovës me fokus Regjistrin e Kredive të Kosovës.
 

Na ndiqni ne Twitter